Kryenegociatori i Malit të Zi, për Bashkimin Evropian Aleksandar Drleviq, deklaroi se Komisioni Evropian, duhet të njohë dhe të vlerësojë rezultatet e arritura të Malit të Zi, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai, gjatë takimit me ambasadorin irlandez Peter Keli, ka thënë se Mali i Zi, do të vazhdojë të ketë rezultate të mira dhe se lidhur me këtë janë të vendosur.
“Ne presim që Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të njohin dhe vlerësojnë progresin e arritur të MZ”, tha Drleviq.
Siç është kumtuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së MZ, Drleviq e informoi ambasadorin irlandez lidhur me statusin e kapitujve negociues dhe pritshmërinë e Malit të Zi që partnerët evropianë e të njohin gatishmërinë e shtetit për të hapur kapitullin 27, që ka të bëj me Mjedisin Jetësor.
“Ne jemi të vetëdijshëm se rezultatet në Kapitujt 23 dhe 24 kushtëzojnë përparimin e mëtejshëm të shtetit në kapitujt e tjerë negociues.
Ne besojmë se Komisioni Evropian i njeh rezultatet pozitive të cilat i kemi shënuar në negociata, ndërsa vlerësojmë meritat individuale në këtë proces”, deklaroi kryenegociatori malazez.
Siç kumtohet Keli e njoftoi Drleviqin lidhur me situatën në negociata dhe largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe vuri në dukje rritjen e mbështetjes së bashkësisë së BE, midis qytetarëve të Irlandës.
Keli, gjithashtu theksoi se Ilranda mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian. Sipas tij, Mali i Zi, me rezultatet e veta, theksohet si lider në procesin e integrimeve evropiane.