Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Arilena Ara, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Dashuria ime”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja nga Shkodra ka bërë një paraqitje të thjeshtë, siç tashmë shquhet për daljet pa makijazh.
Teksti është shkruar nga Timo Flloko, kurse për muzikën është përkujdesur Darko Dimitrov.
Producent ekzekutiv është Popi Kola, i cili njihet si menaxheri i Arës e po ashtu edhe partneri i saj.
Videoja ndërkaq u realizua nga produksioni, Pro Video.
Të plotë tashmë këtë këngë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Arilenës. /Telegrafi/