Elinel dhe Anxhelo Koçi lansojnë bashkëpunimin “Meriton dashni”

Dy emra të njohur të estradës shqiptare janë bërë bashkë për një projekt muzikor. 

Bëhet fjalë për reperin Elinel dhe këngëtarin Anxhelo Koçi të cilët sot (e premte) kanë publikuar këngën me titullin “Meriton dashni”.

Projekti i tyre i parë së bashku u kompletua edhe nga ana vizuale që u përkujdes produksioni “Smart Motion”.

Producent i projektit është Cricket, i cili gjithashtu ka realizuar ‘beat’-in dhe instrumentalin bashkë me Anxhelon.

Ndërsa, teksti i këngës u shkruan nga dy interpretuesit Elinel dhe Anxhelo.

Projekti tashmë gjendjet i publikuar në kanalin zyrtar në YouTube të Elinel dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e dy artistëve. /Telegrafi/

SHARE