RAUNDI I DYTË I VOTIMIT PËR GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE MË 28 NËNTOR

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka theksuar se në kolegjiumin e sotëm është rënë dakord që raundi i dytë i votimit për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të mbahet më 28 nëntor 2022. Siç theksoi ajo, në përputhje me marrëveshjen nga Kolegjiumi i sotëm, pret praninë e të gjithë deputetëve, në mënyrë që më në fund t’i kushtohet vëmendje e plotë kësaj çështje dhe të mundohet ta zgjidhë atë në të mirë të qytetarëve dhe shtetit. Siç thuhet në deklaratë, ajo ka thirrur sërish një takim në nivel të kryetarëve të partive parlamentare për të premten, më 18 nëntor, me dëshirën dhe synimin për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, ndër të tjera, edhe për këtë çështje që prej kohësh po rëndon opinionin malazez.

SHARE