PENSIONET NGA E PREMTJA, PAGESA E MINIMUMEVE TË RRITURA ME DY ÇEQE

Pagesa e pensioneve për muajin tetor do të fillojë të premten, më 18 nëntor, bëri të ditur Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor. Siç theksojnë ata, shuma e re e pensioneve më të ulëta prej 253.61 do të paguhet me dy çeqe përmes Postës së Malit të Zi ose dy pagesa në llogarinë rrjedhëse të bankës, varësisht nga mënyra e pagesës së pensionit. Siç theksohet në njoftim, Shërbimi Profesional i Fondit është i detyruar të marrë vendim sipas detyrës zyrtare për kalimin në masën e re të pensionit më të ulët prej 253.61 euro për të gjithë përfituesit, pensioni i të cilëve ka qenë në intervalin ndërmjet shumës së mëparshme dhe tani të vlefshme të pensionit më të ulët. Pensioni mesatar për muajin tetor është 359,31 euro, ndërsa mjetet totale të nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për pensionin e tetorit arrijnë në 431,05 milionë euro.

SHARE