Një vijë në sy ndryshon gjithë grimin: A e aplikoni gabimisht alajnerin?

Tani një vijë e shtuar ka ndryshuar çdo gjë dhe ka krijuar një modë të re të grimit

Një mini-revolucion sjell theksimin e këndit të brendshëm të syrit.

Ngjashëm me “krahët”, të cilët grimuesit e vizatojnë në këndin e jashtëm, tani me këtë linjë theksohet dhe zakonisht pjesa e pangjyrë pranë kanalit të lotit, transmeton Telegrafi.

Këtu zakonisht nuk ka qerpikë ose janë shumë të rrallë. Më së shpeshti aplikohet vetëm korrektori për gropat e syve dhe, eventualisht, ndonjë hije e lehtë.

Nuk është për t’u habitur që mu atë grim artistët e kanë gjetur këtë fushë të re që të lozin, andaj alajneri merr një rëndësi edhe më të madhe.

Është me rëndësi të mos teprohet, me atë që do të shtoni ndonjë hije të tepruar. Le të mos jetë ajo shumë e fortë. Është pikërisht në një qepallë të freskët, thjesht me ngjyrë që ky efekt mund të dalë në pah.

Damat e guximshme madje do të zgjedhin eyeliner me ngjyrë. /Telegrafi/

SHARE