Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka fituar çmimin për bashkëpunimin më të mirë në ceremoninë e MTV EMA, së bashku me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”.
Ngjarja e sivjetme muzikore në Dusseldorf të Gjermanisë që drejtohej nga Rita Ora dhe Taika Waititi, filloi pikërisht me interpretimin e dyshes.
Në vijim pasuan interpretimet tjera dhe ndarja e çmimeve kryesore të mbrëmjes, një prej të cilëve e fitoi edhe Bebe.
Lista e plotë e konkurrentëve për bashkëpunimin më të mirë, në të cilën ndodheshin edhe dy shqiptaret tjera, Dua Lipa dhe Ava Max:
FITUES: David Guetta, Bebe Rexha – “I’m Good (Blue)”
Bad Bunny, Chencho Corleone – “Me Porto Bonito”
DJ Khaled ft. Drake & Lil Baby – “Staying Alive”
Megan Thee Stallion, Dua Lipa – “Sweetest Pie”
Post Malone, Doja Cat – “I Like You (A Happier Song)”
Shakira, Rauw Alejandro – “Te Felicito”
Tiësto, Ava Max – “The Motto”
/Telegrafi/