VUKOVIQ: DERI MË 13 KORRIK 2023 DO TË PËRFUNDOHET FAZA E DYTË E BULEVARDIT TUZ-PODGORICË

Kryetari i Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviq, ka bërë të ditur se deri më 13 korrik 2023 do të përfundojnë punimet në ndërtimin e fazës së dytë të bulevardit drejt Tuzit. “Deri në datën 13 korrik të vitit të ardhshëm do të jetë funksional bulevardi drejt Tuzit! Dje pata kënaqësinë të vizitoj punimet në ndërtimin e fazës së dytë të bulevardit drejt Tuzit”, ka shkruar ai në Facebook. Në gjatësinë prej 2.5 kilometrash, siç tha ai, nga stacioni i zjarrëfikësve deri te tregu i blegtorisë, për tetë muaj do të kemi një rrugë moderne, me të gjithë infrastrukturën shoqëruese, përfshirë edhe shtigjet e biçikletave. Punimet janë të bashkëfinancuara nga Administrata e Trafikut e Qeverisë së Malit të Zi dhe Kryeqyteti i Podgoricës.

SHARE