GUTERRES: SYNIMI I KUFIZIMIT TË NGROHJES GLOBALE NË 1,5 GRADË CELSIUS ËSHTË NË “KUJDES INTENSIV”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, paralajmëroi se synimi për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius është në “kujdes intensiv”. “Një gradë e gjysmë është në kujdes intensiv dhe makinat po dridhen”, u tha Guterres gazetarëve në selinë e OKB-së në New York, duke aluduar se është pothuajse e pamundur të arrihet ky synim. Ai bëri thirrje për veprime më të guximshme përpara konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në vitin 2022, e njohur si COP27, e cila do të mbahet nga 6 deri më 18 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit. “Temperaturat shkojnë drejt rritjes madje deri në 2.8 gradë deri në fund të shekullit. Kjo do të thotë se planeti ynë shkon drejt arritjes së pikës kritike që do ta bëjnë kaosin klimatik të pakthyeshëm dhe përgjithmonë në një rritje katastrofike të temperaturës”, tha Guterres. Ai deklaroi se COP27 duhet të vendosë bazat për veprime shumë më të shpejta dhe më të guximshme klimatike në këtë dekadë vendimtare, “kur beteja globale e klimës do të fitohet ose humbet”. Zyra e OKB-së për klimën njoftoi në fund të tetorit se sipas vlerësimit të saj të fundit bazuar në objektivat e reduktimit të emetimeve, temperaturat do të rriten 2.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale deri në fund të shekullit, për një shkallë më e lartë se objektivi.

SHARE