Kur nuk ka kamarierë do të zëvendësohen me robotë

Robotët janë akoma diçka e rrallë në restorantet gjermane, por si rezultat i mungesës së personelit kjo gjë në të ardhmen mund të ndryshojë.

“Do të ketë më shumë makineri”, tha për dpa, Valentin Weislamle nga Fakulteti i Arsimit të Dyfishtë Profesional në Baden-Wurttemberg, transmeton Telegrafi.

Weislamle, që njëherit është shef i administratës së biznesit për sektorin e turizmit dhe hotelerisë, se beson që mungesa e kuadrove do ta përshpejtojë këtë trend.

Shoqata e hoteleve dhe restoranteve Dehoga, njoftoi se aktualisht ekzistojnë vetëm disa institucione hotelierike në Gjermani që punojnë me pajisje të tilla – për shembull në rajonin Allgau në Bayreuth dhe në Berlin.

“Megjithatë, nuk pritet që robotët e shërbimit në të gjithë vendin të bëhen një lloj zëvendësuesi për punonjësit”, theksoi drejtoresha e përgjithshme e Dehoga, Ingrid Hartges.

Robotët kryesisht përdoren për transportimin dhe pastrimin e enëve nëpër restorante dhe hotele. /Telegrafi/

SHARE