MBËSHTETJE NË FORCIMIN E KAPACITETEVE PËR SIGURINË SHËNDETËSORE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve për sigurinë shëndetësore në Mal të Zi. Shqekiq tha se shëndetësia është një prioritet politik dhe zhvillimor i Qeverisë së Malit të Zi, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe tranzicionit “të gjelbër”. Ai, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, tha se niveli i gatishmërisë për situata emergjente në Mal të Zi, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ende nuk është adekuat dhe kërkon angazhim politik, investime dhe partneritete të forta. Rajnke theksoi rëndësinë e zbatimit të projektit të USAID-it në përgjigje të koronavirusit me vlerë 2.7 milionë dollarë, i cili po zbatohet nga Zyra e OBSH-së në Mal të Zi. “Projekti mbështet sistemin shëndetësor të Malit të Zi në luftën kundër pandemisë, përmes zgjerimit të aksesit në diagnostikimin dhe terapinë për zbulimin, menaxhimin dhe trajtimin e COVID-19, si dhe inkurajimin e përpjekjeve të autoriteteve shëndetësore për imunizimin,” tha Rajnke. Veiler tha se aktivitetet e kapaciteteve për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, të cilat janë zbatuar nga OBSH, dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së SHBA, përfaqësojnë një paradigmë të partneritetit të suksesshëm në funksion të përmirësimit të shëndetit, ruajtjen e jetës dhe forcimin e kapacitetit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj krizave të ardhshme.

SHARE