NGA 1 NËNTORI, SHTETI MERR PËRSIPËR DETYRIMIN PËR TË PAGUAR ALIMENTACIONIN

Zbatimi i Ligjit për Mbështetjen e Përkohshme të Fëmijëve, i cili parasheh fondin e alimentacionit, do të fillojë më 1 nëntor, njoftuan bashkëkryetaret e Klubit të Grave të Parlamentit të Malit të Zi, Branka Boshnjak dhe Vesna Paviqeviq. Të ftuara në programin e mëngjesit në TVMZ, ato sqaruan se ky ligj i mundëson shtetit të marrë përsipër detyrimin për të paguar alimentacionin për fëmijët, nëse debitori nuk e bën këtë. Paviqeviq ka thënë se kemi vite që kemi problem me mospagesën e alimentacionit dhe ky ligj do ta zgjidh këtë çështje. Boshnjak thotë se ligji është pritur gjatë dhe, siç thotë ajo, anëtarët e Klubit të Gruas janë të lumtura që ligji është miratuar me mbështetjen e 81 deputetëve.

SHARE