ABAZOVIQ NJOFTOI NDRYSHIME NË PARQET KOMBËTARE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se shtetit i janë kthyer asetet e Kripores në vlerë prej së paku 200 milionë euro dhe janë krijuar parakushtet për prodhimin e kripës. “Kriporja është vetëm një shembull i korrupsionit me vulën e shtetit, ndoshta flagrant sepse ka të bëjë me 15 milionë metra katrorë tokë, më vjen keq që gjërat nuk po ecin më shpejt, por progresi më i rëndësishëm është zgjidhja e marrëdhënieve pronësore dhe juridike,“ tha Abazoviq. Ai thotë se ish-pronarët synonin ta shisnin Kriporen për 250-300 milionë euro, të cilën e blenë 800 mijë dhe se problemi ka 20 vite që kanë qenë të lidhur me majën e shtetit. Drejtoresha e Qendrës për mbrojtjen dhe studimin e shpendëve, Jovana Janjusheviq, i bëri thirrje kryeministrit që të shkarkojë drejtorin e Parqeve Kombëtare, të cilët janë menaxherët, për mosveprim sepse koha për rehabilitim po ikën. Në përgjigjen e tij, Abazoviq ka konstatuar se do të ketë ndryshime në atë institucion.

SHARE