Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, priti sot në takim, ministrin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë në Qeverinë e Malit të Zi, Vasillije Llallosheviq si dhe sekretaren e shtetit, Amina Cikotiq. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, gjatë takimit u diskutuan projektet konkrete të cilat këto dy institucione do t’i realizojnë së bashku. Konkretisht, bëhet fjalë për shënimin e Javës Evropiane të Sportit, e cila fillon më 04.10.2022, hapjen e Qendrës për të Rinjtë dhe hapësirën ku kjo Qendër do të vendoset, si dhe ndërtimin e terrenit sportiv në oborrin e IP SHMP ,,25 Maji”, realizim për të cilin u zotuan se do të fillojë gjatë ditëve në vijim.