NË MAL TË ZI PUSHOJNË RRETH 33.000 TURISTË

Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi pushojnë rreth 33.000 turistë, që është 20% më shumë se vitin e kaluar, ka bërë të ditur drejtoresha e Organizatës Kombëtare Turistike, Ana Tripkoviq-Markoviq. Kjo tregon se jemi në 70 për qind të rekordit të vitit 2019. “Sipas këtyre të dhënave, kemi pasur mbi një milion e 100 mijë turistë, apo mbi gjashtë milionë e 100 fjetje, që është 44 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar”, tha Tripkoviq-Markoviq. Sa u përket të ardhurave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në gjashtë muajt e parë janë gjeneruar 237 milionë euro, që është 93 për qind e rekordit të vitit 2019: “Duhet pasur parasysh se dy tremujorët e parë përbëjnë një pjesë më të vogël të xhiros, ndërsa pjesa më e madhe e xhiros është në tremujorin e tretë”, tha Tripkoviq Markoviq.

SHARE