Shumica parlamentare e zgjedhjeve të 2020-ës nënshkroi marrëveshjen dhe do të formojë Qeverinë e re të Malit të Zi, bëri të ditur pas takimit një nga liderët e FD-së, Andrija Mandiq.
“Sot në një atmosferë të bukur arritëm marrëveshje. Ne kemi marrë disa detyrime që nuk janë pjesë përbërëse e kësaj marrëveshjeje politike dhe në ditët në vijim do të nisim bisedimet për të përcaktuar elementë të tjerë. E kam fjalën në radhë të parë për zgjedhjen e kryesisë së re parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re. Kjo është një mundësi e mirë për të informuar Presidentin e Malit të Zi dhe publikun ndërkombëtar se ekziston një shumicë parlamentare, e cila do të rezultojë në një Qeveri të re të Malit të Zi”, tha Andrija Mandiq (FD).