Çmimi i Eurodieselit nga sot do të jetë 12 cent më i lartë dhe do të kushtojë 1.58 euro, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Siç kanë thënë në Twitter nga ai dikaster qeveritar, çmimi i naftës për ngrohje do të rritet edhe për 11 cent, kështu që nga nesër një litër nga ai karburant do të kushtojë 1.78 euro. Çmimet e të dy llojeve të benzinës do të mbeten të pandryshuara. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.32 euro dhe Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 16 gusht, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga 9 deri në 12 cent.