BORDI I LIDHJES QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE HEDH POSHTË DEKLARATAT E FLORIN KRASNIQIT SE, KURTI ËSHTË “ANTIAMERIKAN”

Në redaksinë e TV BOIN, mbërriti reagimi i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane ku thuhet se nuk pajtohet me deklaratat nxitëse të bëra rishtazi nga Florin Krasniqi në emisionin “Debat me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini. Lidhja Qytetare i hedh poshtë posaçërisht deklaratat personale të Krasniqit se Kurti është “antiamerikan” dhe se “qeveria amerikane e refuzon atë”. Kjo kundërshtohet drejtpërdrejt nga udhëtimi i suksesshëm që Kurti e bëri në SHBA në maj, në të cilin u takua me deputetët e Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit. Gjithashtu, përshkrimi i Krasniqit se Kurti është “shumë i rrezikshëm” dhe “jo stabil” është krejtësisht i pamerituar dhe i padëshiruar në këto kohë të vështira për Kosovën dhe kombin shqiptar. Gjithashtu, është vështirë të kuptohet se pse Krasniqi do të shfaqej në një emision të njohur televiziv duke e identifikuar veten si anëtar i Bordit Drejtues të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e pastaj duke e kritikuar Joe DioGuardin, themeluesin e saj të nderuar, si shumë të vjetër, dhe pastaj duke thënë se ne duhet të krijojmë organizata të reja. Kjo i shtyn shumë njerëz të besojnë se Krasniqi i është bashkuar Bordit të Lidhjes Qytetare më pak se një vit më parë për të avancuar politikisht në Kosovë në kurriz të të tjerëve. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC, ka punuar shumë për më shumë se tridhjetë vjet për të sjellë një zgjidhje të drejtë të konfliktit të vazhdueshëm Serbi-Kosovë dhe për të sjellë njohjen ndërkombëtare të Kosovës si një shtet i pavarur i barabartë me Serbinë në të gjitha aspektet.

SHARE