ESCOBAR: BALLKANI TË DISTANCOHET NGA ENERGJIA RUSE

Gabriel Escobar e përshëndeti nënshkrimit e marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës si shenjë e qartë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë i yni dhe një vend kompetent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta forcuar bashkëpunimin me të, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin. Escobar megjithatë, e pati një mesazh edhe për vendet e tjera të rajonit. “Për të gjithë rajonin është e rëndësishme të distancohet nga energjia ruse pasi Moska e shfrytëzon atë si armë”, tha Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin. Escobar e bëri të qartë se më të gjithë sfidat e ndryshme me të cilat përballen, vendet e rajonit kanë përkrahjen dhe vëmendjen e plotë të Shteteve të Bashkuara.

SHARE