Stresi anulon mbrëmjet muzikore: Kam nevojë për qetësi

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi, ka bërë një njoftim së fundmi për fansat.

Nëpërmjet një postimi të hedhur në InstaStory, ai bën me dije se ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore.

35-vjeçari i ka kërkuar falje publikut, ndonëse tutje sqaron se ka nevojë për qetësi.

“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë klubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin kam nevojë për qetësi”, tha ai.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo duket se ka të bëjë me një periudhë të pacaktuar dhe besohet se për çdo të re do të njoftoj me kohë.

Ai edhe këtë vit ka qenë shumë i angazhuar me një sërë koncertesh përreth trojeve shqiptare.

Gjithashtu, nuk ka munguar as me prurje të reja muzikore e bashkëpunime. /Telegrafi/

SHARE