Miqësia dhe lidhjet e Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë të forta dhe të përhershme, kumtuan nga Qeveria e Malit të Zi, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Tramp, i cili për TV FOX, deklaroi se: “Mali i Zi është shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm dhe shumë agresivë. Ndoshta ata mund të bëhen agresivë dhe përgëzime, ja ku e kemi Luftën e Tretë Botërore”.
Pas kësaj deklarate, Qeveria e Malit të Zi, në seancën e sotme, miratoi një qëndrim në të cilin theksohet se: “Mali i Zi është krenar për historinë dhe traditën e saj dhe politikën e paqes që çoi deri në pozitën e një shteti stabilizues në rajon dhe të vetmit shtet në të cilin nuk u luftua gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”.
“Një vend që ka marrë dhe mbrojtur 120.000 njerëz dhe familje të dëmtuara. Mali i Zi ka qenë vendi i parë në Evropë që i ka rezistuar fashizmit dhe sot, si anëtar i ri i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit jo vetëm në kontinentin evropian, por në gjithë botën, së bashku me ushtarët amerikanë në Afganistan “, kumtohet nga Qeveria e MZ.
Ata shtojnë se ata ndërtojnë miqësi, nga të cilat asnjë nuk e kanë humbur, e që gjithashtu janë në gjendje që me guxim dhe mbrojtje të mbrojnë interesat e tyre kombëtare.
“Në botën e sotme me plotë sfida, nuk ka rëndësi sa i madh apo i vogël je, por në çfarë mase i respekton vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë. Për gjitha këto miqësia dhe lidhjet e Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara janë të forta dhe të përhershme”, kumtuan nga Qeveria e MZ.