RRITEN ME 6% PAGAT E MËSUESVE NË SHQIPËRI

Në mbledhjen e qeverisë sot u finalizua angazhimi i ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar kur u miratua buxheti për vitin 2022, për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar në Shqipëri. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila theksoi se nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë. Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.

SHARE