ABAZOVIQ: MENDIMI IM PËR BALLKANIN E HAPUR ËSHTË AFIRMATIV

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka përsëritur sot se mendimi i tij për nismën e Ballkanit të Hapur është afirmativ, duke thënë se bashkimi eventual i Malit të Zi do të konsiderohet në një dialog të hapur të të gjitha palëve të interesuara në vendin e tij u tha Abazoviq gazetarëve në Beograd, ku ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore. Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka formuar një grup punues që merret me këtë temë. “E kuptoj gjithashtu se ka shumë që duan të mbajnë të gjithë rajonin në të kaluarën dhe që duan të ruhet status quo-ja, të mos ndodhë asgjë dhe të nxirret njëfarë pushteti politik prej saj, por besoj se gjeneratat e reja të politikanëve nuk e duan këtë”, tha kryeministri. Siç theksoi ai, “duhet të bashkëpunojmë, të zhvillojmë biznesin, të lidhim njerëzit, të rrisim lëvizshmërinë e të gjithë ne, ta bëjmë më të lehtë ofrimin e shërbimeve për qytetarët”.

SHARE