PSD DHE PDS ISHIN TË NJOHUR ME PROJEKT-MARRËVESHJEN, NUK KISHIN ASNJË KUNDËRSHTIM

Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth njoftimit të PSD-së se do të largohej nga Qeveria për shkak të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha në një konferencë për shtyp në Beograd se PSD dhe PDS ishin të njohur me përmbajtjen e draft dokumentit dhe nuk kishin kundërshtim për pjesën normative. “Unë drejtoj një shtet evropian dhe laik, dhe kjo do të thotë se të gjitha komunitetet fetare do të trajtohen njësoj. Ne jemi këtu për të zgjidhur çdo çështje të mbetur hapur në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Përfaqësuesit e PDS dhe PSD ishin njohur me tekstin e draft-marrëveshjes bazë dhe ata nuk kishin asnjë kundërshtim. Nëse më duhet të jap detaje, do ta shpall, por jo këtu sepse është tema jonë e brendshme. Ata patën rastin të shprehin pakënaqësinë,” tha Abazoviq në një konferencë për shtyp pas një takimi me kryeministren serbe Ana Brnabiq në Beograd. Abazovic shtoi se nëse këto parti duan të bëjnë diçka në përputhje me kompetencat e tyre, ai nuk ka asgjë kundër. “Derisa të jem kryeministër do të udhëhiqem vetëm nga interesat shtetërore, nuk më intereson partia”, tha Abazoviq, duke shtuar se çështja e Marrëveshjes Themelore është hapur vite më parë. “Kjo çështje është e hapur që nga viti 2012 dhe kjo qeveri do ta zgjidhë”, tha Abazoviq. 

SHARE