SKOCIA PROPOZON DATËN E REFERENDUMIT PËR PAVARËSI NGA BRITANIA E MADHE

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Strugeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023. Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri në Bashkimin Evropian si një vend të pavarur. Kryeministrja skoceze tha se “është gati të negociojë” me qeverinë britanike mbi kushtet e mbajtjes së një referendumi të dytë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar. Duke nënvizuar se do t’i shkruante të martën kryeministrit Boris Johnson ajo tha: “Unë nuk do të lejoj kurrë që demokracia skoceze të jetë peng i Boris Johnson apo çdokujt kryeministri tjetër britanik.” “Skocia gjatë brezave ka paguar një çmim për të mos qenë e pavarur. Qeveritë e Britanike për të cilat nuk votojmë, imponojnë politika që ne nuk i mbështesim, shumë shpesh duke na penguar nga përmbushja e potencialit tonë,” i tha Sturgeon parlamentit skocez. “Konservatorët kanë vetëm gjashtë deputetë në Skoci, që përbën dhjetë për qind të përfaqësimit skocez, dhe megjithatë ata na kanë nxjerrë jashtë BE-së kundër vullnetit tonë,” tha Sturgeon. Ajo tha se parlamenti i deleguar i vendit mund të ecë përpara me një referendum të ri për pavarësinë pa pëlqimin e qeverisë britanike. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Partia e tij Konservatore, e cila është në opozitë në Skoci, kundërshtojnë çdo votim të tillë. Ata thonë se çështja u zgjidh në vitin 2014-të, kur elektorati skocez votoi me 55 për qind kundër daljes nga Mbretëria e Bashkuar.

SHARE