GJEKA: POPULLI MYSLIMAN PJESË E RËNDËSISHME E SHOQËRISË MALAZEZE

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka, duke uruar të gjithë myslimanët për festën e tyre kombëtare, theksoi se populli mysliman është një trup i rëndësishëm i shoqërisë malazeze. “Mali i Zi, i krijuar dhe i rinovuar nga dëshira dhe vullneti i të gjithë qytetarëve të tij, është shembull i bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme në Ballkan”, tha ministri. Ai tha se kjo Qeveri përbëhet nga njerëz të cilët duke vlerësuar gjithçka që ka arritur Mali i Zi deri më tani, nuk do t’i japin vetes të drejtën që të bëjnë më pak përpjekje sesa pritet prej tyre.    “Prandaj jemi të vendosur ta ndihmojmë, të bashkuar rreth synimit të përbashkët për të arritur destinacionin e saj në rrugën e saj evropiane, në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian, si anëtare me të drejta të plota. Mali i Zi do të përfundojë procesin e tij të integrimit dhe mund të them me kënaqësi se pakicat e tij punuan me zell dhe përpjekje maksimale për të përmbushur këtë qëllim,” tha ministri.

SHARE