Pas konferencës së mbajtur me presidentin Volodymir Zelenksy, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij ukrainas Denyz Shmyhal. Rama i kërkoi kryeministrit ukrainas që të njohë Kosovën, pasi kjo e fundit e ka mbështetur vazhdimisht shtetin që aktualisht ndodhet në luftë me Rusinë. “Kemi ardhur këtu si tre vende anëtare të NATO-s nga Ballkani dhe jemi të kënaqur të shohim se pesë vendet anëtare të Ballkanit që janë anëtare e Kombeve të Bashkuara kanë qëndruar krah jush dhe krah botës demokratike në tri votimet e bëra dhe kjo vlen edhe për Serbinë që ka marrëdhënie të veçanta me Rusinë, gjithashtu edhe për Shqipërinë e cila ka pasur marrëdhëniet në nivelin më të vogël të mundshëm, pavarur marr historike por s’kemi pasur asnjë ndjesi të keqe derisa filloi lufta. Duke vazhduar me malin e zi që është i rreshtuar me aleancën euro atlantike. Do jemi të kënaqur të bashkohemi më përpjekjet tua për të rindërtuar këtu qytete. Por po kështu do doja t’iu kujtoja që ka një vend tjetër në Ballkan, janë gjashtë vende Kosova që prej ditës së parë është rreshtuar krah Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën e thash edhe gjatë konferencës së shtypit, me thash edhe publikisht që ju të konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë e ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë e së shkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej”, tha Rama në fjalën e tij.