PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR META DEKOROI PATRIOTË TË SHQUAR SHQIPTARË NË MËRGATËN E AMERIKËS

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi patriotë të shquar shqiptarë në mërgatën e Amerikës: “Për sakrificat sublime për lirinë e pavarësinë e Kosovës; për kontributin e lartë si veprimtarë të shquar shqiptarë në diasporën e Amerikës; personalitete absolute në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë; si urëlidhës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës; për rolin në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve; për forcimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane; kontributorë të shquar e veprimtar të pa lodhur për çështjen kombëtare; për ndihmëse të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetin kombëtar, gjuhës dhe shqiptarizmës përtej Atlantikut”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi me Titullin e Lartë “Nderi i Kombit” Vëllezërit Bytyqi (Ylli, Mehmet, Agron) për sakrificat sublime për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Titullin e Lartë “Nënë Tereza” për Dom Ndue Gjergji dhe Vëllezërit Lekë e Pashko Gojçaj, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për patriotët, vatranët dhe veprimtarët e shquar të çëhstjes kombëtare: Ahmet Giaffo (Xhafo), Dr. Pashko Camaj, Marjan Cubi, Zef Balaj (Pas Vdekjes), Mhill Gjuraj, Lek Mirakaj, Ramadan Gashi, Bruno Selimaj, Marash Nucullaj, Haxhi (John) Dauti, Ramiz Tafilaj, Vëllezërve Bitici ( Sergio, Mike, John, Joseph), Tonin Mirakaj, Mehmet Kadrija. U nderuan me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: Dr. Skënder Myrtezani, Ibrahim Kolari, Agim Aliçkaj, Mëhill Velaj, Besim Malota, Adriatik Spahiu, Gani Vila (Albanian TV of Amerika – Detroit), Qemal dhe Kozeta Zylo (Tv “Alba Life” NY), Mondi Rakaj, Merita Bajraktari, Gjokë Deçkaj, Elio H. Ahmetaj, Gjokë Nikollë Lulaj.

SHARE