FABRIKA E RE E MISHIT DO TË PUNËSOJË DERI NË 60 PERSONA DERI NË FUND TË VITIT

Një prodhues i mishit që është i dëshmuar në punën e tij dhe që do të prodhojë 10 tonë mish pule në ditë, duhet të fillojë punën deri në fund të vitit në pjesën qendrore të Malit të Zi, tha drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Bujqësi, Mirosllav Cimbaleviq.  Ai në programin “Mirëmëngjesi Mali i Zi” theksoi se Ministria e Bujqësisë nuk ka shumë hapësirë ​​për të ndërhyrë sa i përket çmimit të ushqimit të kafshëve dhe shtoi se kanë ndarë një milion euro për të ndihmuar blegtorët, për shkak të rritjes së çmimeve të koncentratit. Cimbaleviq theksoi se do të kemi një prodhues vendas që do të sigurojë nivelin e mjaftueshmërisë në sektorin e prodhimit të mishit. “Kjo fabrikë do të jetë në pjesën qendrore dhe në fillim do të punësojë mbi 50, 60 veta dhe më vonë ky numër do të jetë më i madh”, tha ai.

SHARE