SECILËS KOMUNË NGA VERIU PARA PËR PROJEKTE TË VOGLA

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se Qeveria planifikon që në periudhën e ardhshme të ridrejtojë një pjesë të mjeteve nga buxheti i shtetit për secilën komunë nga veriu për të realizuar disa projekte më të vogla. Kryeministri dhe ministrat në Qeveri janë takuar me kryetarët e komunave te rajonit verior për të diskutuar modelet për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës. Abazoviqthotë se Qeveria dëshiron të tregojë një ndjeshmëri të veçantë ndaj veriut të vendit sa më shumë që të jetë e mundur.“Ideja është që të kemi edhe gjëra të vogla, por le t’i fillojmë ato. Të shohim nëse ka ndonjë ide apo projekt që nuk është megaloman, por që mund të realizohet brenda një kohe të arsyeshme”, tha ai. Abazoviq beson se do të mund të ridrejtohet një pjesë e mjeteve nga buxheti i shtetit për secilën komunë nga veriu.

SHARE