Në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të thirrur nga Qeveria e Malit të Zi, Sekretari i Përgjithshëm i Forcës së Re Demokratike, Ardian Mavriq, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Lokal të Ulqinit.
Kandidat për kryetar/e ishin:
- Ardian Mavriq, i propozuar nga Forca dhe Koalicioni “Fillim i ri”
- Ivana Jançiq Popoviq, e propozuar nga DPS, UDSH dhe LD në MZ
Numri i fletave të votimit ishin 33, aq sa ka edhe këshiltarë në Kuvendin komunal. Fletëvotimet e pa perdorura ishin 13, fletëvotime që u gjenden në kuti ishin 20, të pavlefshme 0 fleta të votimit.Ardian Mavriq mori 20 vota, ndërsa kandidatja Ivana Janiçiq Popoviq asnjë votë. Ardijan Mavriq zgjedhet kryetar i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit i cili me këtë rast bëri betimin për postin e ri dhe më pas mbajti edhe fjalimin e rastit.
Omer Bajraktari (LQ URA) do ta udhëheqë Ulqinin në dy vitet e ardhshme, u vendos me shumicë votash të deputetëve të Kuvendit të Ulqinit në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës. Seancën e ka thirrur kryetari i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq (Forca), menjëherë pas përfundimit të seancës konstituive me zgjedhjen e tij. Bajraktari tha se e di që përpara e pret një punë e madhe dhe se është i gatshëm për këtë. Ai shprehu besimin se do të ketë mbështetjen e të gjithë qytetarëve. Bajraktari, 33 vjeç, është kryetar i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA dhe kryetari i parë i ndonjë komune nga kjo parti.