MINISTRIA E ARSIMIT: EDHE KËTË VIT TEKSTE SHKOLLORE FALAS PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE

Ministria e Arsimit e Malit të Zi bëri të ditur se këtë vit ka siguruar tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit e institucioneve publike të arsimit fillor. “Shtypja e teksteve falas është në proces e sipër dhe do të përfundojë në fund të korrikut, ndërsa dërgesa e parë në shkolla do të arrijë në fillim të gushtit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ministria dje i ka dërguar shkresë të gjitha shkollave fillore për kryerjen e aktiviteteve përgatitore dhe koordinimin e shpërndarjes falas të teksteve shkollore. „Në buxhetin kapital për vitin 2022 janë paraparë mjete në vlerë prej 2 milionë e 477 mijë eurosh për këtë qëllim.Duke qenë se çmimi i letrës në tregun botëror është në rritje, supozojmë se do të nevojiten më shumë mjete për këtë qëllim, të cilën do ta sigurojmë me kohë”, thonë nga Ministria e Arsimit.

SHARE