INFLACIONI, NIVEL REKORD NË EUROZONË

Inflacioni në 19 vendet që përdorin valutën euro shënoi një rekord prej 8.1 për qind të martën, si pasojë kjo edhe e rritjes së çmimeve të energjisë, të shkaktuar pjesërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Të dhënat më të fundit të publikuara nga agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian “Eurostat” treguan se inflacioni vjetor në muajin maj ka kaluar rekordin e mëparshëm prej 7.4 për qind të arritur në dy muajt e mëparshëm. Çmimet e energjisë u rritën me 39.2%, duke nënvizuar se si lufta dhe kriza globale e energjisë po e bëjnë më të shtrenjtë jetesën për 343 milionë banorët e eurozonës. Inflacioni në eurozonë është tani në nivelin më të lartë që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave për euron në vitin 1997. Çmimet e ushqimeve gjithashtu u rritën me 7.5%, ndërsa çmimet e mallrave u rritën me 4.2% dhe kostoja e shërbimeve u rrit me 3.5%.

SHARE