MINISTRIA ADRESA PËR TË GJITHA INICIATIVAT, SUGJERIMET DHE PROPOZIMET PËR PËRMIRËSIMIN E REALIZIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT TË FËMIJËVE

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe UNICEF, së bashku me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, do të punojnë për përmirësimin e pozitës dhe statusit të fëmijëve nga popullsia rome dhe egjiptiane, fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe për të promovuar politikat e barazisë gjinore. Kjo është theksuar në takimin e ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, me përfaqësuesit e UNICEF-it. Ministri falënderoi për mundësinë e shkëmbimit të mendimeve mbi zhvillimin e politikave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kategoritë e cenueshme në shoqëri dhe fëmijëve kryesisht romë dhe egjiptianë. “Bashkëpunimi i mirë ndërministror është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e përhershme të sfidave aktuale”, tha Gjeka, duke shtuar se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave është adresa e të gjitha nismave, sugjerimeve dhe propozimeve të mira për përmirësimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut për të arritur ato. Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së UNICEF-it në Mal të Zi, Sabina Zhuniq, theksoi se plani i ri strategjik i asistencës zhvillimore të Kombeve të Bashkuara është zhvilluar në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi dhe aktorë të tjerë relevantë për periudhën 2023-2027 dhe përfaqëson angazhimin e UNICEF-it për të dhënë një kontribut të qëndrueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në Mal të Zi, me fokus fëmijët dhe familjet më të cenueshme. Koordinatorja e programit për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në UNICEF, Nella Krniq, theksoi se fëmijët me aftësi të kufizuara pa kujdes prindëror janë një popullatë veçanërisht e cenueshme dhe e rrezikuar.

SHARE