SpaceX ka arritur me sukses të kryej misionin e pestë – lansimin e satelitit të vogël Transporter-5 nga qendra hapësinore në Cape Canaveral në Florida.
Ky është misioni i parë ku SpaceX lanson “kripto satelitin”, kurse tashmë është bërë e ditur se drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk, është “i përzier” në kriptovaluta, transmeton Telegrafi.
Fjala është për satelitin Crypto-1, që është dizajnuar nga start-upi amerikan Cryptosat, e që paraqet një themel për kriptografi të sigurtë lidhur me blokchain në hapësirë.
Është një satelit i vogël me madhësi të filxhanit të kafesë, duke marrë parasysh faktin se është i “paprekshëm” në hapësirë dhe do të transmetojë komunikime të hapura – askush nuk do ta rrezikojë – e kushdo që ka antenë do të mund të përcjell transmetimet e tij. Do të përdoret për lansimin e blokchain të sigurtë në platformën Web3.
Cryptosat tashmë ka kryer disa teste në stacionin ndërkombëtarë hapësinor, me qëllim që të hulumtohet siguria e të dhënave në hapësirë – kurse në mars u testua protokolli Drand, sinjali i parë i besueshëm publik.
Sateliti i lartpërmendur udhëtimin e realizoi me raketën Falcon 9. /Telegrafi/