Motorola ka prezantuar anëtarin e ri të kategorisë së mesme të telefonave të mençur – Moto G82.
Ky telefon i mençur ka kamerën kryesore prej 50 MP me një optikë dhe stabilizator të fotografisë, ndërsa ekrani është OLED dhe ka një bateri të madhe – e pikërisht këto karakteristika do të jenë kyçe për shitjen e tij, transmeton Telegrafi.
Moto G82 ka madhësinë e ekranit prej 6.6-inç, ndërsa procesori Snapdragon 695 e vë në funksion këtë pajisje. Në Evropën Perëndimore do të jetë i disponueshëm versioni me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, e cila mund të rritet me kartelën microSD.
Ekrani OLED i mundëson vendosen e sensorët për gjurmë gishtërinjsh, por në këtë rast sensori është integruar në butonin “power”.
Bateria e telefonit ka kapacitet prej 5.000 mAh që përkrahet nga mbushësi prej 30W. Ky telefon përkrah dy kartela SIM, derisa aty janë edhe kufjet 3.5 mm. Pajisja funksionin në sistemin operativ Android 12 me interfejsin My UX.
Telefoni do të jetë i qasshëm në ngjyrë hiri dhe të bardhë, kurse në Evropë do të kushtojë 330 euro. /Telegrafi/