TRE PROJEKTLIGJE TË QEVERISË SË MËPARSHME U TËRHOQËN NGA PROCEDURA

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim që të tërheqe nga procedura parlamentare projektligjin e paraqitur nga qeveria e kaluar, ndër të tjera, për qasje të lirë në informacion, dokument elektronik dhe mbikëqyrje inspektuese, njoftoi Ministria e Administratës Publike. “Propozimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informata me Planin e Veprimit për Zbatim efektiv do të mundësojë ushtrim më efikas të të drejtës së qytetarëve për qasje në informatat e organeve të administratës shtetërore dhe punë më transparente, duke nxitur efikasitet, përgjegjësi dhe afirmimin e integritetit dhe legjitimitetit të organeve të administratës shtetërore”, thuhet në njoftimin e MAP-së. Ligji për dokumentet elektronike, sqaruan ata, do të kontribuojë në përshpejtimin e transformimit dixhital, afirmimin e përdorimit të dokumenteve elektronike, nënshkrimeve dixhitale, vulave elektronike në administratën publike dhe ekonominë, por edhe të kontribuojë në kursime për shkak të përdorimit të reduktuar të formularëve në letër të dokumenteve.

SHARE