AMNESTY INTERNATIONAL: NDARJET TË THELLUARA NË MAL TË ZI, MIZOGJINIA NË RRITJE, REFORMAT E PREMTUARA NUK ZBATOHEN

Organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) ka publikuar një raport mbi situatën e të drejtave të njeriut në 154 vende, i cili thekson se mosndëshkimi për krimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe sulmet ndaj gazetarëve është ende i pranishëm në Mal të Zi. Gjuha e urrejtjes mizogjene është në rritje, ndërkohë që ndarjet etnike dhe intoleranca fetare janë thelluar, dhe qeveria nuk ka arritur të zbatojë reformat e premtuara, theksuan nga AI. Në raport thuhet se qeveria e koalicionit “e paqëndrueshme shumëetnike” ka filluar të trajtojë çështje nga e kaluara, “si kontrolli politik i policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit dhe bashkëpunimi në krimin e organizuar”.

SHARE