Toptha çokollate nga kikiriku dhe bajamet për adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm

Ëmbëlsirë e shijshme çokollate me kokrra tërshëre të bluara trashë, kikirikë dhe bajame – nuk është e domosdoshme të piqet, ndërkaq shija është e magjishme!

Kush do t’u rezistonte topthave të shëndetshëm, të ëmbël nga kokrrat e bluara të tërshërës, mjalti, belushi, bajamet dhe gjalpi i kikirikut?

Përbërësit:

– 2 filxhanë kokrra mielli tërshëre,
– 1 filxhan gjalpë nga kikiriku,
– ½ filxhan mjaltë,
– ½ filxhan belush,
– ½ filxhan bajame,
– 2 filxhanë kokrra të bluara liri,
– ½ çokollate të zezë e grimcuar imët.

Përgatitja:

Imtësoni bajamet dhe çokollatën në aparatin imtësues, shtoni kokrrat e bluara të tërshërës, lirin, gjalpin nga kikiriku dhe mjaltin

Në fund shtoni belushin dhe lehtë e shkurtë tundni.

Formoni topthat dhe futni në frigorifer gjysmë ore që të ngurtësohen.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

SHARE