Mbi 12 mijë njerëz të pranishëm në koncert, Maluma dhe menaxheri i tij ateruan në Shqipëri me këngë rapsodike shqiptare

Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, ka mbajtur një koncert në Tiranë mbrëmjen e 14 marsit.

Ai performoi para mijëra qytetarëve në sheshin “Nënë Tereza”, të cilët raportohet të kenë qenë mbi 12 mijë sosh.

Ka qenë menaxheri i tij, Miguel Lua, ai i cili e ka bërë të ditur këtë përmes publikimit të disa fotografive në rrjetin social Instagram.

“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë…më shumë se 12,000 fansa prezentë në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për koncertin e parë ndonjëherë të Malumas në shtetin e Shqipërisë”, shkroi ai në një video të publikuar nga koncerti.

Tutje, i njëjti ndau me mbi 200 mijë ndjekësit e tij në rrjetin social disa imazhe nga prezenca në koncert, ku duket të jetë ambientuar menjëherë me atmosferën shqiptare.https://www.instagram.com/p/CbH2IsVMqks/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fmbi-12-mije-njerez-te-pranishem-ne-koncert-maluma-dhe-menaxheri-tij-ateruan-ne-shqiperi-kenge-rapsodike-shqiptare%2F#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A791.4000000000233%2C%22ls%22%3A435.9000000000233%2C%22le%22%3A443.79999999998836%7D

“Është e mrekullueshme se si një kulturë kaq ndryshe prej tonës dhe kaq larg, mund të të bëjë të të ndjehet si në shtëpi. Faleminderit Shqipëri”, shkroi Miguel, duke i bashkëngjitur fjalën ‘Faleminderit’ në shqip.

Se i ka pëlqyer kultura shqiptare, menaxheri i këngëtarit të famshëm ndërkombëtarisht, e bëri të ditur qysh me aterimin në tokën shqiptare.

Foto: Miguel Lua/InstaStory

Kjo pasi ai publikoi në InsatStory një video, ku dyshja shiheshin duke u argëtuar me muzikë rapsodike shqiptare me çifteli gjatë arritjes në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.https://cdn.jwplayer.com/players/Zy3OZkSO-XTrGlTbj.html

Ai gjithashtu i kishte bashkëngjitur videos edhe një ‘gif’, e cila shfaqte flamurin kombëtar dhe emrin ‘Shqipëria’. /Telegrafi/

SHARE