Qeveria e Malit të Zi, sot miratoi Informacionin mbi propozimin për një marrëveshje kredie afatgjatë prej 19 milion euro, midis Bankës Kineze të Zhvillimit dhe Fondit të Zhvillimit të Investimeve (IRF), i cili do të përdoret për nevojat e sipërmarrësve të vegjël dhe atyre me potencial për rritje të mëtejshme. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të IRF, Zoran Vukçeviq, tha se kjo është një kredi që do të përdoret kryesisht për nevojat e sipërmarrësve të vegjël, gjegjësisht atyre të cilët kanë potencial për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm dhe për mbajtjen e likuiditetit të tyre.
Siç tha ai, në plan është që numri i kompanive të tilla që ishin në vitin e kaluar rreth 120 të ruhen dhe mos të falimentojnë për shkak të mungesës së likuditetit.
“Në kuadrin e iniciativës 16 + 1 u formua një konsorcium ndërbankar anëtari i të cilit është pranë IRF-së të Malit të Zi dhe në kuadër të kësaj iniciativë filluam disa projekte nga të cilat tani kemi realizuar kemi realizuar projektin e parë”, tha Vukçeviq.
Ai tha se po përgatisin një marrëveshje të re me vlerë prej 50 milionë euro, e cila do të jetë një marrëveshje zhvillimi për të mbështetur edhe disa kompani më të mëdha.