KARTELA ELEKTRONIKE LEHTËSIM PËR PACIENTIN DHE MJEKUN

Kartela digjitale e shëndetit do të zvogëlojë kohën që qytetarët shpenzojnë për shkuarjen për analiza dhe raporte dhe do t’ua lehtësojë punën mjekëve, tha drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për shëndetësi digjitale në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksandar Sekulliq. Ai gjithashtu theksoi se aplikacioni, i cili do të na mundësojë të arrijmë me një klikim në kartën tonë shëndetësore, do të rrisë parandalimin e marrjes së sëmundjes. Pjesë e sistemit elektronik të të dhënave shëndetësore do të jetë aplikacioni, pjesërisht edhe vetë protokollet për menaxhimin e të dhënave. Gjithashtu, pjesë e saj do të jetë edhe aspekti i sigurisë.“Është e rëndësishme të theksohet se ne do t’i lidhim institucionet private shëndetësore me kartën shëndetësore dhe kjo do të jetë e dukshme”, tha Sekulliq dhe shtoi se kartela do të përmbajë edhe të dhëna nga ekzaminimet private. vPër shkak të qytetarëve të moshuar që nuk janë mësuar të përdorin telefonin, do të përdoret edhe dokumentacioni në letër. Sekulliq theksoi se dokumentacioni mjekësor është i mbrojtur.

SHARE