INSTITUTI: 225 RASTE TË REJA, 3 VIKTIMA

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit, kanë humbur jetën tre persona dhe janë regjistruar 225 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus dje (e diel, 13 shkurt 2022) përfunduan analizat dhe Institutit i dorëzoi rezultatet për 1384 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15:00 u raportua shërim i 296 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 3,122, 34 në komunën e Tuzit.

SHARE