INSTITUTI: 9 VIKTIMA, 425 TË INFEKTUAR

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, nëntë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 425 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi është rritur në 2622 që nga fillimi i pandemisë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 3784.

SHARE