Ndërsa produktet e tjera të gjigantit të teknologjisë, qofshin MacBooks apo iPad, nuk janë aq të parashikueshëm, iPhone-ët e rinj zakonisht lansohen në fund të vitit nga shtatori e tutje, me disa përjashtime.
Lansimi më i fundit i telefonit të Apple – duke përfshirë iPhone 13 Pro Max, iPhone 13 Pro, iPhone 13 dhe iPhone 13 Mini – i lëshuar më 24 shtator të vitit të kaluar.
Por tani, Mark Gurman nga Bloomberg beson se Apple do të kthehet me një tjetër iPhone alternativ me kosto të ulët, si dhe një tjetër iPad Air, brenda vetëm një muaji.
Sipas Gurman, Apple “po synon një datë të martën ose afër të martës, 8 mars, për të zbuluar një iPhone të ri me kosto të ulët dhe një iPad të përditësuar, sipas njerëzve me njohuri për këtë çështje”, me një datë të mundshme lëshimi të premten, 11 mars, ose ndoshta një javë më pas.
Dhe ngjashëm me prezantimet e kaluara të kufizuara nga pandemia, zbulimi ka të ngjarë të jetë plotësisht virtual.
Sa i përket asaj se çfarë duhet të presim nga telefoni i ri, supozohet se do të jetë ‘përditësimi i parë i modelit iPhone SE në dy vjet, duke shtuar aftësitë e rrjetit 5G, një kamerë të përmirësuar dhe një procesor më të shpejtë. Por vetë dizajni pritet të jetë i ngjashëm me versionin aktual, i cili debutoi në prill të vitit 2020’.
iPad-i i ri, ndërkohë, do të jetë një përditësim i modelit Air që përmban një procesor më të shpejtë dhe 5G.
“Kompania po planifikon gjithashtu një Mac të ri me çipa të dizajnuar nga Apple, i cili gjithashtu mund të vijë në fillim të marsit”, shton ai.
Apple do të lëshojë gjithashtu një përditësim të iOS 15.4 në mars, me mbështetje të re Face ID për njerëzit që mbajnë maska.
Gjatë vitit 2022, linja e Apple thuhet se do të krenohet me kompjuterë të rinj iMac dhe Mac Pro, një MacBook Air të ridizajnuar, një MacBook Pro të përditësuar me kosto më të ulët, tre orë Apple, katër modele iPhone 14 dhe AirPods të rinj.
/Telegrafi/