NESËR PËR SHKARKIMIN E KRYETARIT TË KUVENDIT, ALEKSA BEÇIQ

Kuvendi i Malit të Zi nesër në seancën e jashtëzakonshme do të diskutojë propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq. Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik nuk do të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq,  njoftuan mbrëmë në emisionin “Okvir” në TVMZ, deputeti i Frontit Demokratik Dejan Gjuroviq dhe funksionarja së PSP-së Sllagjana Kallugjeroviq. Të rikujtojmë se propozimi për shkarkim u nënshkrua nga 38 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Partisë Liberale (PL), Partisë Boshnjake (PB), Socialdemokratët, Partisë Socialdemokrate dhe koalicioni “Bashkë nji za”.

SHARE