“MODERNA” NË DISPOZICION TË QYTETARËVE TË PODGORICËS

Drejtori i Shtëpisë Shëndetësore Podgoricë bëri të ditur se vaksina “Moderna” nga sot është në dispozicion në të gjitha pikat e vaksinimit në kryeqytet. “Kjo vaksinë do të jetë në dispozicion në pika të tjera vaksinimi në Mal të Zi në ditët në vijim. Falë përpjekjeve të autoriteteve shëndetësore malazeze për të siguruar këtë vaksinë specifike, tre lloje vaksinash tashmë janë në dispozicion të qytetarëve, ndaj i bëjmë thirrje që të imunizohen veten më të afërt”, shprehet Jokiq. Qendra Shëndetësore rikujton se vaksina Moderna, përveç vaksinës Pfizer – të cilën qytetarët mund ta zgjedhin edhe në të gjitha pikat e vaksinimit, përfaqëson një gjeneratë të re të vaksinave të miratuara nga OBSH dhe BE.

SHARE