MILLATOVIQ: BESOJ SE DO TË KETË KOMPROMIS PËR BUXHETIN

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, tha se është i sigurt se do të ketë një kompromis adekuat për buxhetin për vitin 2022 dhe se ai do të miratohet në Kuvend deri në fund të vitit, dhe në masën që është e qëndrueshme fiskale.Millatoviq në emisionin Link në Radion e Malit tëZi tha se beson se deputetët do t’i qasen me përgjegjësi programit Evropa tani dhe se do ta mbështesin në Kuvend. “Kjo është diçka që qytetarët presin prej tyre dhe kjo lëvizje e kryeministrit po shkon në drejtim të arritjes së zgjidhjeve të duhura përmes bisedimeve me përfaqësuesit e shumicës parlamentare”, tha Millatoviq. Ai tha se standardet më të mira të jetesës së qytetarëve, ekonomia më konkurruese dhe përshpejtimi i integrimit në BE janë detyra kryesore e Qeverisë së Malit të Zi. “Ne jemi të qartë në këtë rrugë dhe absolutisht nuk do të heqim dorë nga ajo rrugë,” tha Millatoviq.

SHARE