Korrupsioni politik është një nga format më të këqija të korrupsionit, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq, duke theksuar se pret që Mali i Zi të bëhet rezistent ndaj kësaj dukurie, pavarësisht se kush çfarë marrëdhëniesh ka me Qeverinë. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë rezultati pret nga votëbesimi ndaj Qeverisë, Krivokapiq tha se pret që një korrupsion tjetër politik të mos ndodh. Ai beson se më e rëndësishmja është që Mali i Zi të ndjek një rrugë që, siç tha, është shumë e qartë – aplikimi i standardeve evropiane në të gjitha fushat.