MIRATOHET DEKLARATA E PËRBASHKËT E MBËSHTETJES PËR UDHËRRËFYESIN PËR SHËNDET DHE MIRËQENIE

Sot, në Budva përfundoi Samiti dyditor i kryeministrave të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore, i organizuar nga kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, duke i dhënë fund presidencës dyvjeçare të Malit të Zi. Kryeministrat e qeverive të shteteve te Ballkanit Perëndimor kanë miratuar një Deklaratë të Përbashkët Mbështetëse për Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Rajon, me qëllim përshpejtimin e mbylljes së hendekut shëndetësor me Bashkimin Evropian. Në deklaratë thuhet se hendeku shëndetësor, megjithatë, nuk është mbyllur ende, njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë ende jetëgjatësi më të shkurtër, më shumë nëna dhe fëmijë vdesin dhe njerëzit shpenzojnë më shumë nga të ardhurat e tyre të disponueshme për shëndetin sesa në pjesën tjetër të BE-së.

SHARE